Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja ka vlerësuar më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Një kategori e re ka përfshirë edhe ekipin kombëtar. Vetë lojtarët që kanë veshur fanellën kuqezi vitin e shkuar ka votuar për futbollistin më të mirë të Kombëtares shqiptare.
Shokët e skuadrës kanë votuar për Berat Gjimshin si më të mirin e kuqezinjve. Kapiteni nuk mundi të ishte i pranishëm në ceremoni, ndërsa trofeu iu dorëzua nga Silvinjo nënës së tij./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news