Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida e kualifikuesve të Botërorin 2026 është një “finale” e parakohshme për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, duke pasur parasysh situatën në grup.
Çdo rezultat përveç fitores thuajse nxjerr Shqipërinë jashtë loje për një nga dy vendet e para në grup dhe do të duhen mrekulli në ndeshjet e mbetura. Kësisoj, trajneri Silvinjo ka orientuar kuqezinjtë me forca të shumta në repartin e avancuar.
Ashtu siç pritej, në ndeshjen me Letoninë ka një ndryshim radikal në krahasim me rreshtimin ndaj Gjibraltarit. Duke filluar nga porta e deri në sulm ka ndryshime futbollistësh.
Bie në sy se Hysaj ka ruajtur vendin në të djathtën e prapavijës e cila pastaj ka ndryshuar plotësisht me Strakoshën në portë dhe dyshen Ajeti-Gjimshiti në qendër e Mitajn nga e majta.
Në mesfushë është kthyer treshja tashmë e zakonshme titullare me Shehun, Asllanin e Laçin.
Në sulm, Bajrami kthehet majtas e Broja në të djathtën, kurse Manaj është titullar në qendër.
LIVE
SHQIPËRI 1-0 LETONI
25′ (p) Asllani
NGJARJET KRYESORE
46’ Nis pjesa e dytë me një lëvizje te Letonia ku Melniks i ka lënë vendin Savalnieks.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të kuqezinjve.
45′ Jepen 2 minuta shtesë
44’ Një aksion i rrezikshëm nga e majta e sulmit letonez, sjell harkimin në shtyllën e dytë ku Jurkovskis gjuan me kokë por nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)
41’ Qarkullim i gjatë i topit i kuqezinjve në gjysmëfushën kundërshtare, por pa gjetur një të çarë për t’u shfaqur rrezikshëm para portës.
37’ Pasimi mbrapa vë në vështirësi portierin e Letonisë, pasi atij i ikën topi nga këmbët dhe thuajse përfundon në rrjetë. (VIDEO)
37’ Një pasim shumë interesant i Shehut në qendër nuk kuptohet nga Manaj dhe Bajrami.
34’ Moment i rrezikshëm para portës kuqezi, pasi një goditje këndi sjell gjuajtjen me kokë të Balodis i cili gjuan mbi traversë.
31’ Asllani provon nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversën e portës mike. (VIDEO)
30’ Aksion perfekt nga e djathta, Hysaj i pason Manajt i cili gjuan në hyrje të zonës, por nuk gjen portën me sferën që del jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
27’ Jurkovskis ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Bajramit.
26’ Laçi provon me një tjetër gjuajtje nga jashtë zonës, që ndalet nga mbrojtja kundërshtare.
25’ GOOOL SHQIPËRIA! Shënon Asllani me penallti. (VIDEO)
23’ Penallti për Shqipërinë! Një inkursion nga e majta i Bajramit dhe Laçit, sjellin prekjen me dorë të mbrojtësit të letonezëve me gjyqtarin që bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
21’ Aksion shumë interesant me një gjuajtje të Laçit që për fat të keq nuk gjen portën.
20’ Asllani ulet në fushë dhe kërkon ndihmën e mjekëve, duke sinjalizuar se për momentin mund të vazhdojë.
19’ Broja merr një top nga e djathta dhe tenton diçka mes gjuajtjes dhe krosimit në qendër, duke mos krijuar rrezikshmëri para portës. (VIDEO)
11’ Top në thellësi për Manajn, sulmuesi nuk ia del të kontrollojë dhe lë sferën të shkojë te portieri.
15’ Ndërhyrje e rëndë ndaj Asllanit, gjyqtari jep vetëm një të verdhë për Sits.
9’ Harkim i Hysajt nga e djathta, Laçi gjuan me kokë por çon sferën jashtë. (VIDEO)
8’ Broja nga e djathta provon të gjejë hapësirë, por mbulohet nga mbrojtësit. Topi shkon në anën tjetër ku një harkim në zonë nuk shfrytëzohet nga Bajrami.
3’ Asllani gjuan një top të gjatë për Hysajn, ky i fundit tenton tja pasojë Brojës, por sfera largohet nga letonezët. (VIDEO)
1′ Nis sfida!
FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo
LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits.
Trajner: Paolo Nikolato
PANORAMASPORT.AL
The post LIVE SHQIPËRI-LETONI/ Rifillon dueli, kuqezinjtë duan të thellojnë avantazhin në pjesën e dytë (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.