LIVE SHQIPËRI-ÇEKI/ Shtohen telashet për kuqezinjtë, Asani lë fushën i dëmtuar (VIDEO)

live shqiperi ceki shtohen telashet per kuqezinjte asani le fushen i demtuar video



Shqipëria do të përballet me Çekinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, pikërisht sot në orën 20:45.

bandicam 2024-11-16 20-40-46-061

Së fundmi trajneri Silvinjo ka shuar dilemat për titullarët pasi janë publikuar dhe formacionet zyrtare.

live shqiperi ceki shtohen telashet per kuqezinjte asani le fushen i demtuar video

LIVE SHQIPËRI-ÇEKI 0-0

NGJARJET KRYESORE

29’ Asani nuk mund të vazhdojë me dhe lë fushën e lojës.

27’ Probleme për Asanin i cili kërkon ndihmën e stafit mjekësor.

25’ Çerni gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe vë në vështirësi Strakoshën i cili kontrollon në dy kohë. (VIDEO)

23’ Top në thellësi për Çern, Strakosha del dhe mbërthen sferën para sulmuesit.

19’ Provod gjuan nga distanca, me të majtën, sfera përfundon jashtë katërkëndorit kuqezi. (VIDEO)

17’ Bajrami në të majtën gjen hapësirë dhe hyn në zonë, por më pas nuk ia del të pasojë në qendër për shokët e skuadrës. (VIDEO)

14’ Suçek ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Tucit.

13’ Predhë nga distanca e Suçek, përsëri traversa shpëton portën e Strakoshës.(VIDEO)

12’ Traversa shpëton kuqezinjtë! Në vijimin e një goditje këndi, Jemelka gjuan me kokë, por traversa ndal goditjen e tij. (VIDEO)

10’ Kujdes absolut nga të dy ekipet, me çekët që kontrollojnë gjatë topin dhe kuqezinjtë që nuk lejojnë asnjë hapësirë pranë zonës.

4’ Presing i Asanit i cili mundohet t’i vjedhë topin Boril, por më pas ëhstë Holesh i cili largon rrezikun para zonës së tij.

3’ Minuta e parë janë me çekët në mbajtje të topit që mundohen të qarkullojnë sferën.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.

Trajner: Ivan Hashek

nat

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →