LIVE GJIBRALTAR-SHQIPËRI/ Të gjitha aksionet nga krahu i majtë, por ka pak raste para portave (VIDEO)

live gjibraltar shqiperi te gjitha aksionet nga krahu i majte por ka pak raste para portave video

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt shërben vetëm si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit.

Trajneri Silvinjo ka bërë të qartë që do të përdorte duelin në fjalë për t’u dhënë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, por edhe për të provuar gjëra për ndeshjen e të martës, ku duket se është përqendruar i gjithë fokusi te grupi kuqezi.

Dhe në fakt eksperimentet nuk mungojnë, duke filluar nga porta ku është Dajsinani si përfaqësues i Superiores, bashkë me Alijin në krahun e majtë. Nga emrat e zakonshëm në prapavijë janë Kumbulla në qendër dhe Hysaj djathtas. Ndërkohë ka hapësirë në qendër për Maldini Kaçurrin, i ftuar si “emergjencë” pas largimit të Bajramit.

Treshja e mesfushës është risi gjithashtu, me Berishën, Pajazitin e Bajramin. Kurse në sulm, Daku është në qendër, me Asanin në të djathtën e Brojën e spostuar në të majtën.

LIVE GJIBRALTAR-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

22’ Një tjetër aksion nga e majta nuk finalizohet nga Aliji i dalë në ndihmë të sulmit. (VIDEO)

20’ Del Rio tenton portën për vendasit, topi kontrollohet nga Dajsinani. (VIDEO)

19’ Një harkim nga e djathta e sulmit nuk kuptohet nga askush në zonë dhe sfera kalon pasqyrën e portës duke përfunduar në rivënie fundore për Gjibraltarin.

18’ Edhe miqtë tentojnë me një harkim në zonë që devijohet jashtë nga De Barr.

17’ Vetë Asani provon me një goditje dënimi, sfera nuk gjen portën kundërshtare.

16’ Valarino ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Asanit.

15’ Aksioni i parë i rrezikshëm i kuqezinjve vjen nga e majta, me Dakun që sheh sferën e gjuajtur prej tij të bllokohet e më pas Asani nuk gjuan siç duhet drejt portës. (VIDEO)

13’ Skanlon mundohet të kalojë Kaçurrin, debutuesi i kuqezinjve e mbyll me kujdes dhe pason për Dajsinanin.

10’ Shqipëria mundohet të qarkulloje topin për të gjetur hapësira, por për momentin nuk ka të tilla për inkursionet e sulmuesve në zonë.

6’ Një top i gjatë shkon drejt zonës tonë, Dajsinani del i qetë dhe kontrollon sferën.

1’ Nis dueli në “Europa Point”

FORMACIONET ZYRTARE

fghhgfghffghfghfhgfgh

GJIBRALTARI: Banda, Xhollej, Torrija, Lopes, MekKlaferti, Skanlon, Valarino, Pozo, Riçards, De Barr, Del Rio
Trajner: Skot Uajsmen

SHQIPËRIA: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku.
Trajner: Silvinjo

PANORAMASPORT.AL

The post LIVE GJIBRALTAR-SHQIPËRI/ Të gjitha aksionet nga krahu i majtë, por ka pak raste para portave (VIDEO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

dsaadmin

Learn More →