Lisa Marie Presley ishte aq e shkatërruar nga vetëvrasja e të birit 27-vjeçar Benjamin Keough, sa që e mbajti trupin e tij në shtëpi për dy muaj pas vdekjes.
Kjo është vetëm një nga zbulimet tronditëse nga kujtimet e reja të këngëtares, From Here to the Great Unknown, që u përfundua nga vajza e saj Riley Keough pas vdekjes së 54-vjeçares në janar 2023.
Në libër, Lisa Marie Presley përshkroi se duhej të detyronte veten të luftonte për të qëndruar gjallë për fëmijët e tjerë, Riley dhe binjakët Harper dhe Finley Lockwood, tani 16 vjeç.
Ajo nuk i tha lamtumirë Benjaminit pasi nuk mund të vendoste nëse do ta varroste në Hawaii apo në Graceland, prona ku vdiq dhe u varros Elvisi.
“Shtëpia ime ka një dhomë gjumi të veçantë dhe unë e mbajta Ben-Ben atje për dy muaj. Nuk ka asnjë ligj në shtetin e Kalifornisë që thotë se duhet të varrosësh dikë menjëherë ”, shkruan Lisa Marie në libër.
Dhoma ishte 12 gradë për të mbajtur trupin e tij dhe ajo shtoi se “u mësova aq shumë me të, duke u kujdesur për të dhe duke e mbajtur atje”.
Riley dhe Lisa Marie vendosën të nderojnë Benjaminin duke bërë tatuazhe të ngjashme.
Ai kishte emrin e motrës në klavikulën e tij dhe emrin e nënës në krahun e tij.
Riley bëri tatuazh emrin e vëllait të saj në klavikulën e saj, ndërsa Lisa Marie në krah.