Në Lindjen e Mesme ndodhën dy atentate, përfshirë komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, si dhe atentati ndaj shefit të Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh
Nga mbrëmë e deri sot në mëngjes, në Lindjen e Mesme ndodhën dy atentate, përfshirë komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr, në një sulm izraelit në një periferi jugore të Bejrutit si dhe atentati ndaj shefit të Byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në kryeqytetin iranian, Teheran, raporton Anadolu.
Grupi i rezistencës palestineze Hamas njoftoi herët në mëngjes se Haniyeh u vra në një sulm ajror izraelit në rezidencën e tij në Teheran.
Hamasi e përshkroi atentatin si një “sulm të pabesë sionist”. Kreu i grupit palestinez ndodhej në Teheran për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Iranian.
Megjithatë, asnjë njoftim i menjëhershëm nuk është bërë nga Izraeli për sulmin.
Ushtria izraelite gjithashtu pretendoi mbrëmë se vrau komandantin kryesor të Hezbollahut, Fuad Shukr, në një sulm me dron në periferi të kryeqytetit të Libanit, Bejrut.
Fati i tij mbetet i mbuluar me mister pas atentatit të mbrëmshëm, ndërsa deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Hezbollahu për sulmin.
Vrasjet vijnë në mes të një ofensive të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës që zgjat për më shumë se nëntë muaj, së bashku me një përshkallëzim në kufirin me Libanin ku janë përfshirë Hezbollahu dhe ushtria izraelite.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co