Ligj për konspiracionistët? Pastori Pano: Kundër ndërgjegjes së lirë! Ja tre teoritë që kanë mbështetje që trumbetohen si konspiracion

ligj per konspiracionistet pastori pano kunder ndergjegjes se lire ja tre teorite qe kane mbeshtetje qe trumbetohen si konspiracion
ligj per konspiracionistet pastori pano kunder ndergjegjes se lire ja tre teorite qe kane mbeshtetje qe trumbetohen si konspiracion

Ndërsa është hedhur ideja për një ligj kundër konspiracionistëve, pastori Akil Pano i ftuar në “Open” në News 24, tha nëse do të miratohet është kundër lirisë së individëve dhe demokracisë.

“Nëse do të kriminalizohet veprimtaria e të ashtuquajturve konspiracionist dhe këtu përballemi me shoqërinë e kontrollit. Këtu përballemi me ndalimin e veprimtarisë së një grupi njerëzish që mbështet ngjarjet mbi një ide që dikush në qeveri mund ta përcaktojë si konspiracion. E para, është teoria mbi shpopullimin e Shqipërisë. Në 10 vite që kjo administratë që qeveris vendin janë larguar 1 milionë shqiptarë.

Është shkruar një libër në vitet ‘30 nga Vaso Çubilloviç, i cili përshkruan se si mund të shpopullohet një vend dhe të gjitha këto elementë janë aplikuar në Shqipëri. Kjo mund të konsiderohet si teori konspiracioni. Të gjitha këto shpirtra të lirë që nuk kanë bërë kompromis me pushtetin rrezikojnë t’u mbyllet goja por edhe burgimin. Kemi pasur rastin e pandemisë, ku një grup jo i vogël njerëzish ishin kundër vaksinës me detyrim.

Nëse ky ligj do të miratohet, i bie që jo pak njerëz që ishin kundër vaksinave dhe them se janë me mijëra njerëz, rrezikojnë censurë, gjoba dhe burgim. Kemi edhe teorinë tjetër, jo pak njerëz lidhin fatkeqësinë kombëtare me një emër si George Soros. Edhe këtu, antisorosizmi si një formë mendimi rrezikon të klasifikohet si teori konspirative. Janë tre grupe jo të vogla njerëzish që rrezikojnë të censurohen nëse ky ligj miratohet. Është një ligj kundër mendimit të lirë dhe demokracisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →