Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas 4 vitesh qëndrimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes një reagimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi kuqezi i falenderon të gjithë për mbështetjen duke iu thënë që kjo nuk është një lamtumirë por vetëm një përshëndetje.
REAGIMI
Të dashur njerëz të Empolit, pas 4 vitesh udhëtimi im mbaron këtu, në këto 4 vite që nga dita e parë u ndjeva si në shtëpi ku u rrita si lojtar dhe akoma më shumë si person. Falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi, të gjithë punonjësit, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e ekipit. Kjo nuk është një lamtumirë, por vetëm një përshëndetje. Juaj ISMA 34

PANORAMASPORT.AL
The post Lideri i Kombëtares e mbyll me klubin italian, tashmë zyrtarisht pa ekip appeared first on Gazeta Shqiptare Online.