
Politikanët nga i gjithë kontinenti i Evropës vazhdojnë të reagojnë pas vdekjes së Alexei Navalny.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se në Rusi “shpirtrat e lirë dërgohen në Gulag dhe dënohen me vdekje”, ndërsa ai ndau “zemërimin dhe indinjatën” e tij në një postim në X.
“Unë i bëj homazhe kujtimit të Alexei Navalny, përkushtimit, guximit të tij. Mendimet e mia shkojnë për familjen e tij, të dashurit dhe popullin rus,” shtoi Macron.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, i tha BBC-së se Navalny do të mbahet mend si “presidenti më i mirë rus që Rusia nuk e ka pasur kurrë”.
Ai tha se Navalny ishte një “viktimë e fashizmit rus” dhe se ai ishte “përtej guximit” në përballjen me Putinin. Ai shtoi se edhe nëse askush nuk e “tërhiqte këmbëzën”, ishin kushtet që i ishin krijuar që e vranë pasi u burgos me akuza të rreme.
Ndërkohë ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha në X se Navalny vdiq “pas vitesh persekutimi në burg” duke shtuar se qeveria italiane “do të jetë gjithmonë në krah të atyre që luftojnë për demokracinë, për lirinë e mendimit dhe për të drejtat e patjetërsueshme të çdo qënie njerëzore”.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas , e cila sapo është shtuar në listën e të kërkuarve të Rusisë, tha në X se vdekja e Navalny ishte “një tjetër kujtesë e errët e regjimit mashtrues me të cilin kemi të bëjmë – dhe pse Rusia dhe të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës për secilin prej krimeve të tyre”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co