
Në aksin e rrugës rurale Mirakë -Polis Vilan një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta.
Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ka ndodhur në rrugën në fshatin Polis Vilan të Njësisë Administrative Polis i Bashkisë Librazhd. Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se automjeti pasi ka dalë jashtë rruga, është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.
Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin .Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit.
Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co