
Vinicius nuk është i fokusuar vetëm te futbolli i luajtur. Lojtari i Realit po mendon seriozisht të investojë si aksioner te klubi i Alverkës në Portugali.
“Diario” raporton se Vinicius bashkë me disa aksionerë të tjerë kërkojnë pronësinë e klubit në fjalë. Marrëveshja është drejt zyrtarizimit.
Ky sezon do të mbyllet me pronarët që kanë investuar për elitën. Alverka mban vendin e dytë dhe kërkon seriozisht ngjitjen në elitën e futbollit portugez.
Rikardo Vikintin ka rënë dakord për të shitur 70 deri në 80% të tij te Vinicius dhe investitorët krah tij. Kështu Vinicius i bashkohet Mbapes, që ka pronësinë e Kaen në Francë.
PANORAMASPORT.AL