Leonardo Bonuçi po i qëndron deklaratave të tij në fillim të këtij sezoni, kur ka veshur fanellën e Union Berlin dhe po tërhiqet nga futbolli. Mbrojtësi italian do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit në karrierë dhe do ta bëjë këtë me fanellën e Fenerbahçes, në ditën e fundit të Superligës së Turqisë.
Klubi i tij i bëri homazhe ish-juventinit me një fanellë të firmosur nga i gjithë ekipi dhe përqafimi i shokëve të tij, stafit dhe drejtuesve. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, skuadra e Stambollit bëri të ditur:
“Mbrojtësi italian Leonardo Bonuçi, i cili iu bashkua ekipit tonë në merkaton e dimrit, do të mbyllë karrierën e tij aktive në futboll.
Bonuçi, i cili u takua me trajnerin tonë İsmail Kartal dhe lojtarët tanë përpara seancës së fundit stërvitore në ambientet tona të Fenerbahçes për ndeshjen kundër İstanbulsporit, iu dha një fanellë e Fenerbahçes e firmosur nga e gjithë skuadra”.
Bonuçi dha edhe disa deklarata për kanalet zyrtare të klubit :
“Ishte kënaqësi për mua të isha pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme. Jam munduar të tregoj më të mirën time brenda dhe jashtë fushës, por mbi të gjitha nesër do të bëjmë betejën tonë të fundit. Dua ta përfundoj karrierën me një kupë dhe nesër të kemi një shans për të dalë kampion. Ju faleminderit të gjithëve.”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co