Daku e Kumbulla gjejnë golin në sfidat e fundjavës. Lajme shumë të mira erdhën të shtunën teksa si Mirlind Daku në Rusi, por mbi të gjithë edhe ish qendërmbrojtësi i Romës, Marash Kumbulla gjeti golin e parë në La Liga me fanellën e Espanjol. Dy gola me peshë për dy futbollistët e kombëtares tonë, vetëm pak orë nga grumbullimi për sfidat e Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Mirlind Daku është kthyer sërish te goli. Pas disa ndeshjeve pa shënuar, sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës. Sulmuesi i kombëtares tonë ka tundur rrjetën në minutën e 91-të me një goditje me kokë në ndeshjen kundër Akhmat Groznit.
Goli i tij vulosi përfundimisht shifrat në 2-0 për Rubin Kazanin. Sulmuesi shqiptar e feston kështu me gol grumbullimin me Kombëtaren kuqezi, e cila do të përballet me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë. Ndërkohë, ky ishte goli i 6 i Mirlind Dakut në kampionatin rus, ku numëron gjithashtu edhe dy asiste të dhënë për shokët e ekipit.
Vijon momenti fantastik për Marash Kumbullën. Në mediat spanjolle kishte javë që tregon se mbrojtësi shqiptar po i ngjante më shumë atij lojtari që u shit me bujë te Roma nga Verona, sesa lojtarit që i zhgënjeu të gjithë në kryeqytetin italian.
Koha i dha të drejtë këtyre zërave dhe mendimeve, teksa Kumbulla është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Espanjoli. Madje në ndeshjen e sotme kundër Mallorca, Kumbulla ka realizuar golin e parë në La Liga. Në minutën e 18 të takimit, mbrojtësi shqiptar goditi bukur me kokë duke gjetur rrjetën.
Dy gola nga dy futbollistë, që kishin shumë nevojë për to, për të rritur vetëbesimin, e për të qenë me moralin e duhur edhe në dy ndeshjet e rradhës që nap resin në Ligën e Kombeve.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co