Legjenda e Milanit nuk kursehet: Mund të themi qetësisht që fajin për eliminimin e ka Teo Hernandez, sot ishte qershia mbi tortë

legjenda e milanit nuk kursehet mund te themi qetesisht qe fajin per eliminimin e ka teo hernandez sot ishte qershia mbi torte
legjenda e milanit nuk kursehet mund te themi qetesisht qe fajin per eliminimin e ka teo hernandez sot ishte qershia mbi torte

Eliminimi i Milanit nga Liga e Kampioneve ka befasuar shumëkënd për mënyrën se si erdhi, pasi kuqezinjtë dukej se kishin gjithçka në dorë me golin e shpejtë ndaj Fejenordit. Dhe siç ndodh pas eliminimeve të tilla, nis gara për të kërkuar fajtorin, ku në bankën e të akuzuarve është kryesisht Teo Hernandez.



Ai mori karton të kuq në fillimin e pjesës së dytë dhe dëmtoi shanset e skuadrës së tij për të vazhduar me tej, ndaj edhe legjenda e Milanit, Alesandro Kostakurta, nuk ngurron ta cilësojë si fajtorin kryesor të kësaj ndeshje për t’u harruar.

“Sot bie një perde e errët e pabesueshme mbi sezonin e Milanit. Unë kisha shumë kohë që nuk shihja kaq shumë gabime në një ndeshje të dyfishtë me eliminim direkt”, tha ai në studion e “Sky Sport” pas duelit.

“Nuk mund të pranohen dhe as të justifikohen, sidomos ato të kryera nga Teo Hernandez, duke parë eksperiencën e tij, nuk mund të bëhen. Ky është viti i tij më i keq në karrierë dhe sonte është pikërisht qershia mbi tortë. Mund të themi qetësisht që faji i eliminimit të Milanit është i Teo Hernandez”, tha pa hezituar ish-mbrojtësi i kuqezinjve.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →