
Barcelona ka regjistruar sot humbjen e 4-t në kampionat. Leganesi ka befasuar katalanasit në shtëpinë e këtyre të fundit. Miqve u ka mjaftuar 19% zotërim topi për të mposhtur skuadrën blaugrana me rezultatin minimal 0-1.
Goli i vetëm i këtij takimi mban autorësinë e Serxho Gonzalezit. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 4-t të ndeshjes dhe i dha skuadrës 3 pikë mjaft të vlefshme për garën për mbijetesë. Lojtarët e Barcelonës u përpoqën të përmbysnin sfidën, por nuk ishte mbrëmja e Levandovskit, Ky i fundit shpërdoroi disa raste të pastra për gol, duke humbur mundësinë për të nxjerrë Barçën e pikë nga fusha e lojës./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news