Edon Zhegrova po zhvillon sezon fantastik te Lille. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 assiste, në 27 ndeshje të këtij edicioni në Ligue 1.
Së fundmi, Zhegrova është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit mars. Gjatë këtij muaji, ai realizoi dy gola ndaj Lens, ndërsa dha një kontribut të çmuar për arritjen e rezultateve në takimet e tjera. Zhegrova lë kështu mbrapa shumë emra të rëndësishëm, në kampionatin francez. Për të, ky është sezoni i 3-të te Lille.

(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co