
Asnjë gol dhe pak emocione. Lazio dhe Napoli nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 në Stadio Olimpico (Rome), në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit.
Në pjesën e parë fitoi frika për të mos pësuar gol. As kampionët e Italisë dhe as lacialët nuk regjistruan dot asnjë goditje në portë, duke zhgënjyer edhe tifozët në shkallët e tribunave.
Në minutën e 80-të, të besuarit e Mazzarrit provuan të zgjidhin ndeshjen me Zielinskin, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. 5 minutat shtesë nuk prodhuan gol, me skuadrat që u detyruan të pajtoheshin me rezultatin. Napoli, në takimin e radhës pret Veronën në shtëpi. Lazio do të udhëtojë në Bergamo, për sfidën me Atalantën.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co