
Interi ka marrë një fitore minimale 1-0 në “Xhuzepe Meaxa”. Zikaltrit kanë mposhtur mes vështirësive Xhenoan. Goli i vetëm i takimit mban autorësinë e Lautaro Martinezit, i cili tundi rrjetën në minutën e 78.
Tashmë Interi është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes në Serinë A me një pikë më tepër se sa Napoli. Megjithatë napoletanët kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Vlen të theksohet se të shtunën e ardhshme të dyja skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në fushën e lojës në një ndeshje që mund të përcaktojë shumë në garën për titullin kampion./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news