‘Las vegas magic festival’ sjell në Tiranë për tri ditë, iluzionistët më të njohur në botë. Nga e premtja në të dielë, në Pallatin e kongreseve, 6 iluzionistë, ndër më të njohurit në botë, do të performojnë, iluzione të cilat zhdukin kufijtë e botës reale dhe asaj imagjinare. Para mediave ata zbuluan disa detaje.
Objekte që kthehen në hi në skenë, njerëz që fluturojnë, pasqyra magjike dhe truke të tjera që tejkalojnë logjikën apo fizikën, janë pjesë e shfaqjes.
[embedded content]
Që nga shekulli i 19-të, arti i iluzioneve është kthyer në formën më të famshme të argëtimit në botë. “The Magic Shoë” u kthye në popullor edhe gjatë kohës kur u krijuan për herë të parë televizionet, ku iluzionistë si David Copperfield dhe David Blane arritën ta modernizonin më tej si formë arti.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co