ĂshtĂ« gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkĂ«pronari i hotelit âGrecciaâ, Gerald Shehu pak pas mesnatĂ«s sĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«s (6 Qershor).
Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur në një gurore në afërsi të fshatit Vuno në Himarë.
Ka qenë vetë autori i dyshuar i krimit të rëndë që gjatë marrjes në pyetje në Greqi, ku edhe u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për të udhëtuar në Spanjë me destinacion Anglinë, që ka treguar se ku kishte hedhur trupin e viktimës.
43-vjeçari Gerald Shehu, sipas uniformave blu, âzhdukuâ trupin e pajetĂ« tĂ« Eraldo Nevruzit i ndihmuar nga dy punonjĂ«sit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.
Autori i dyshuar, i cili u arrestua nĂ« aeroportin e Korfuzit nĂ« tentativĂ« pĂ«r tâu arrastisur nĂ« Angli, ende nuk Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« pyetje pasi sâka mbĂ«rritur akoma nĂ« ShqipĂ«ri.
Dyshohet se 31-vjeçari është qëlluar për vdekje nga Gerald Shehu dhe më pas trupi i tij është mbështjellë nga tre personat duke e nxjerrë jashtë ambienteve të hotelit. Po hetohet nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë në këtë ngjarje të rëndë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co