
I dëmtuar dhe jashtë kombëtares, Antoine Griezmann mbeti në Madrid gjatë kësaj peridhe për t’u rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur në funksion të pjesës së fundit të sezonit, i cili e sheh Atletico Madridin në garë në Champions League dhe në një pozicion të kënaqshëm në kampionat.
Sulmuesi sot është rikthyer në stërvitje me grupin, lajm ky i shkëlqyeshëm për Diego Simeone, i cili mund të llogarisë në shërbimet e tij për ndeshjet e radhës.
Për momentin Griezmann ka treguar shenja pozitive dhe duket se e ka lënë pas lëndimin e kyçit të këmbës. Një ogur i mirë për Atlético de Madrid që do të përballet me Villarrealin të hënën në mbrëmje, sfidë kjo shumë e rëndësishme e La Liga.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co