Juventusi humbet Moise Kean. Sulmuesi italian ndjeu një shqetësim në gjurin e majtë në fund të seancës së sotme stërvitore dhe analizat konstatuan që kemi të bëjmë me një ndrydhje të lehtë. Kean do të pushojë për disa ditë, teksa zbehen shanset për qënë në dispozicion të Allegrit për ndeshjen kundër Cagliarit, të planifikuar për të premten më 19 prill në orën 20:45.
Kean, i cili ka luajtur vetëm 595 minuta këtë sezon, pa gjetur gol mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, do të përpiqet të rikuperohet për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios, të planifikuar për të martën më 23 prill në Olimpico. Nëse diçka e tillë nuk ndodh, rikthimi në fushë do të shtyhet në ndeshjen kundër Milanit, të shtunën 27 prill.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co