LAJM I FUNDIT/ Tirana dhe Partizani dënohen për derbin, jo vetëm gjoba, e pësojnë edhe lojtarët (EMRAT)

lajm i fundit tirana dhe partizani denohen per derbin jo vetem gjoba e pesojne edhe lojtaret emrat
lajm i fundit tirana dhe partizani denohen per derbin jo vetem gjoba e pesojne edhe lojtaret emrat

Pas situatës kaotike në derbin mes Partizani-Tirana, janë marrë vendimet nga Komisioni i Disiplinës. Të dyja ekipet janë dënuar me gjoba, ndërsa edhe disa lojtarë kanë marrë ndëshkim të rëndë.

Vendimet

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare si dhe duke lejuar hyrjen e tifozëve në fushën e lojës para fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (Njëqind mijë) lekë.

Lojtari i FK Partizani, Besar Gudjufi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke fyer lojtarët e ekipit kundërshtar me shenja fyese, në bazë të nenit 13/2 të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Lojtari i FK Partizani, Altin Bytyçi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Leon Kozi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tirana, Gledi Mici, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i KF Tirana, Agim Ibrahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →