Fredi Beleri, pas përfundimit të lejes 5 ditore për t’u betuar si eurodeputet i “Demokracia e Re” në Parlamentit Evropian në Strasburg, është rikthyer për të vijuar dënimin e tij në burgun e Fierit.
Sipas raportimeve, Beleri mësohet se shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria.
Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 Maj dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.
Por, pavarësisht se ndodhej pas hekurave, ai fitoi zgjedhjet vendore në Himarë. Fredi Beleri nuk arriti që të betohej si kryebashkiak pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
Eurodeputeti u lirua nga qelia përkohësisht më 15 korrik me vendim të Drejtorisë së Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Sipas njoftimit, leja e Belerit niste henën (15 korrik) dhe përfundonte ditën e sotme, më 20 korrik, ku do të vijojë dënimin në burgun e Fierit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co