Një skandal ka ndodhur në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Vllaznisë. Teksa Gruda ishte duke festuar golin e katërt, tifozët bardheblu hodhën një lëndë plasëse që dëmtoi tre lojtarë të shkodranëve. Mbi këtë rast, Policia e Shtetit tregon se ka proceduar penalisht dy shtetasit që hodhën lëndët plasëse.
Njoftimi
Lushnjë/Hodhën lëndë piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë një ndeshje futbolli, procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, për një rast të hedhjes së lëndëve piroteknike në stadiumin “Roza Haxhiu”, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Vllaznia”, të zhvilluar ditën e djeshme, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., 19 vjeç dhe K. Ll., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga hedhja e lëndës piroteknike u dëmtua lehtë, një futbollist i ekipit të Vllaznisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news