Lajçak e O’Brien takohen në Munih, emisari i BE-së tregon çfarë kanë folur

lajcak e obrien takohen ne munih emisari i be se tregon cfare kane folur
lajcak e obrien takohen ne munih emisari i be se tregon cfare kane folur

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-n”, teksa ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës për çështjen e dinarit.

Në lidhje me çështjen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak tha se me O’Brien kanë dhënë dakord për kontakt shumë të ngushtë.

Ata u takuan përpara konferencës së Sigurisë së Mynihut, transmeton Gazeta Express.

“Shkëlqyeshëm për t’u kapur me @StateEUR O’Brien përpara Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti. Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të SHBA-ve në punën time”, ka thënë Lajçak.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →