“Nëse nuk ka përparim sa i përket formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, është e vështirë të pritet përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak theksoi se Kosova dhe Serbia i dinë obligimet e tyre që janë përgjatë rrugës për integrim europian.
“Për Serbinë është raporti vjetor i Komisionit Evropian që tregon saktësisht se çfarë duhet bërë. Për Kosovën është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Përveç kësaj, në përputhje me vendimet e Këshillit të BE-së, normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht për përparimin në rrugën europiane, BEka thënë qartë se nuk mund të importojë probleme të pazgjidhura dypalëshe”, tha Lajçak për “Kosovo Online”.
Sa i përket Asociacionit, ai u përgjigj se “nuk ka përparim për momentin”.
“Mund të përsëris vetëm se gjithçka që është rënë dakord duhet të përmbushet, sepse parimi i përgjithshëm i “Pacta sunt servanda” është parimi bazë i së drejtës kontraktuale sipas të cilit kontrata e lidhur është ligji për palët kontraktuese, të cilat janë të detyruara të përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën e përcaktuar nga kontrata dhe janë përgjegjës për përmbushjen e këtyre detyrimeve – dhe kjo vlen për të dyja palët, nëse nuk ka përparim në çështjen e Asociacionit, vështirë se mund të presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve”.
Ai ka theksuar se gjithmonë ka zgjidhje nëse ka vullnet të mirë.
“Nëse nuk ka zgjidhje – na mungon vullneti i mirë. Për fat të keq, atmosfera është e vështirë. Ka një atmosferë mosbesimi dhe konfrontimi. Është e vështirë të normalizohen marrëdhëniet në atë atmosferë”./Express/
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co