Laçi, tekniku Josa: Nuk bëjmë llogari tani, por duhej të fitonim ndeshjen

laci tekniku josa nuk bejme llogari tani por duhej te fitonim ndeshjen
laci tekniku josa nuk bejme llogari tani por duhej te fitonim ndeshjen

Trajneri i Laçit, Mirel Josa analizoi barazimin 1-1 me Teutën.

“Teuta ushtroi presion por ne duhej të kishim qenë shumë më të qarta në mënyrën se si duhej të sulmonim. Meqë Teuta qarkullonte topin me tre mbrojtësit e qendrës, presioni duhej të ishte më i lartë, Teuta e zgjidhi pastaj sidomos me topat e gjatë, duke i shërbyer qoftë Dacit dhe mbështetjen e lojës përpara. Megjithatë, ishte shprehja e lojës tonë, sidomos në pjesën e dytë, që të mos luanim shumë me qendrën, se na bënë presing aty. Duhej të luanim me pasimin në krah.

Nuk mund të them se shërben kjo pikë, luanim në fushën tonë, donim ta fitonim ndeshjen, por çdo gjë nuk shkon sipas llogarive tona.

Nuk mund të them se mund të bëja një gjë ndryshe, e thashë edhe një herë tjetër që e kishim zgjidhur problemin duke e ditur se si luan Teuta për të kapur gjerësinë e fushës. Duhej të ishim më të ngjeshur në qendër të mesfushës, duhej të dilnim me gjuajtje nga qendra. Se siç erdhi momenti i golit, kishim 2-3 raste të tjera që të shkonim te 2-0, ky ishte problemi kryesor. Do të kishim problem shumë të madh nëse do të futnim lojtar tjetër sulmues. Do të kishim probleme sidomos në mesin e fushës, do gjendeshim në inferioritet numerik.

Nuk mendoj se kishte kosto fizike ndeshja e Kupës, se lojtarët e kishin gjendjen fizike, thjesht kishim freskuar dy pika sot, për të pasur të gatshëm Barjamajn. Te Melo mund të ketë pak. Edhe Tresa u shpreh shumë mirë, por problemi i kartonit të verdhë me Mjakin, na penalizoi që të bënim ndryshim. Nuk ishte problemi i kostos fizike, por si të shprehnim lojën tonë. Sidomos të mos luanim nga qendra, duhej të kishim lëvizshmëri pak më të madhe nga Ujka, i cili duhej të bëhej pikë pasimi sa më shpejt që të kishim një shoqërim të Sobouejll në sulm.

Unë nuk mund të them se Teuta ishte superiore, thjesht me mënyrën se si luajti shtyu më shumë përpara. Ne duhej të ishim shumë më të qartë në 3-4 raste kur fitonim topin në gjysmëfushën tonë, për t’u shprehur me krahët se Teuta na fitoi 2-3 topa në vertikalizimet që ne bëmë me të dy qendrat. Duhet të merrnim krahët.

Unë nuk i kap ndeshjet një nga një, unë shoh në përgjithësi punën që duhet të bëjmë ne, pikët që duhet të grumbullojmë ne dhe pastaj bëjmë llogaritë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →