La takim me bashkëshorten, por në vend të saj shkuan disa persona që dhunuan! 35-vjeçari përfundon në spital, e shoqja vendoset në pranga! Ja çfarë dyshohet

la takim me bashkeshorten por ne vend te saj shkuan disa persona qe dhunuan 35 vjecari perfundon ne spital e shoqja vendoset ne pranga ja cfare dyshohet





































Një 33-vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortit të saj.

ambulance

Raportohet se e reja dy ditë më parë, më 31 Gusht, kishte lënë takim me të shoqin në afërsi të Urës së Institutit.

Por, në vend të saj, janë në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.

Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.

Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit, dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ndodhet në spital, në spital në kujdesin e mjekëve”, njoftimi i policisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →