La pas dëmtimin dhe u kthye me gol në fitoren e fundit ndaj Erzenit, Luis Kaçorri: Të ruajmë 4-shen

la pas demtimin dhe u kthye me gol ne fitoren e fundit ndaj erzenit luis kacorri te ruajme 4 shen
la pas demtimin dhe u kthye me gol ne fitoren e fundit ndaj erzenit luis kacorri te ruajme 4 shen

Rikthimi nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave ndeshjet e fundit është festuar në mënyrën më të mirë nga Luis Kaçori. Kundër Erzenit ai shënoi golin e 9-të në kampionat, duke i dhënë më shumë qetësi skuadrës për të menaxhuar rezultatin. Blutë kanë ruajtur vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi. Sulmuesi 26-vjeçar, ashtu si pjesa më e pjesëtarëve në kampin dinamovit, tregohet i matur në deklarata në një intervistë për “Panorama Sport”, duke u shprehur se faza më delikate sa i takon “Final 4” vjen tani, duke nisur nga derbi me Partizanin.

Luis, rikthim në fushë nga dëmtimi, gol dhe fitore në ndeshjen me Erzenin. E prisje kështu?

Nuk ka ku shkon më mirë, nuk kam çfarë kërkoj më shumë se aq. U futa nga stoli pas dëmtimit që kalova dhe për fat të mirë nuk ndjeva dhimbje, kjo është e rëndësishme për mua, kurse për skuadrën është shumë e rëndësishme që arritëm të fitojmë një ndeshje që duhej ta fitonim. Nuk ishte e lehtë, kundërshtari dha maksimumin, duke kërkuar pikë mbijetese, por ia dolëm dhe tani shohim përpara.

Ishte goli i 9-të për ju në kampionat dhe bashkë më Denison jeni shkëputur tashmë nga Vila e Zabërgja…

Të them të drejtën, nuk e shoh fare këtë pjesë e golashënuesit më të mirë. Ne nuk kemi garë mes nesh, garën e kemi me skuadrat e tjera dhe nuk ka rëndësi kush i shënon golat. Mjafton të fitojmë dhe të shkojmë sa më lart. Ambiciet personale plotësohen me ngritjen e Dinamos, sepse sa më mirë të ecë skuadra, aq më shumë rritet edhe vlera jonë si lojtarë. Ne shkojmë shumë mirë si grup dhe kjo na ndihmon për të dhënë më të mirën. Pastaj konkurrenca është gjithmonë pozitive për një skuadër.

Dinamo për momentin është në “Final 4”. Duke pasur parasysh edhe gjithë sezonin, a e meriton kjo skuadër të jetë aty?

Atë do ta tregojnë këto ndeshje që kanë mbetur, që për mua janë pjesa më delikate. Këto ndeshje do të tregojnë se sa të aftë do të jemi. Ne do të përpiqemi në çdo ndeshje të bëjmë më të mirën, duke qenë gjithmonë me këmbë në tokë. Jemi në 4-she, por rëndësi ka të ruajmë atë. Në këtë kampionat nuk bëhen parashikime, një humbje të kthen prapa dhe komplikon gjithçka.

Ndeshja e radhës është derbi me Partizanin. Si e parashikoni?

Të vështirë, si të gjitha të tjerat. Kanë një skuadër të fortë, pavarësisht rezultateve të fundit, me shumë lojtarë me kualitet dhe stol të mirë. Është nga ato ndeshje ku nuk mund të gabosh, sepse ndëshkohesh menjëherë. Mendimi im është se ky kampionat do të vendoset nga detajet e vogla, prandaj thashë se “Final 4” varet nga çfarë do të japim në këto javë që kanë mbetur.

Keni shënuar në dy nga tre derbit e deritanishëm me Partizanin, që duket se ju sjell fat?

Kam shënuar në derbin e parë që e humbëm dhe në derbin e tretë që e fituam. Po shënova edhe këtë radhë, do të ishte shumë bukur, por ajo që ka rëndësi tani është që të marrim pikët që në nevojiten për të shkuar në “Final 4”. Golat janë kënaqësi personale, fitoret janë për të gjithë.

Shumë kartonë për lojtarët e Dinamos, që sjellin mungesa gati në çdo ndeshje. Pse?

Kartonët janë pjesë e lojës, ndonjëherë duhen marrë sepse i shërbejnë skuadrës. I tillë ishte rasti i Jankut, që ndali një kundërsulm të kundërshtarit. Kur janë në të mirë të skuadrës, duhet t’i marrësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →