
Më 1 tetor, Kylie Jenner doli në pistë duke mbyllur sfilatën e modës Coperni në Disneyland, si pjesë e Javës së Modës në Paris.
Personaliteti televiziv dhe sipërmarrësja u shfaq me një fustan të zi mahnitës pa rripa, i cili kombinonte pëlhura të ndryshme në pjesën e sipërme dhe të poshtme. Pamja e saj u kompletua me doreza të zeza të zbukuruara teksa ecte para kështjellës së Bukuroshes së Fjetur në Disneyland.
Shihni fotot
Nëna e Kylie-t, Kris Jenner, ka ndarë foton e vajzës së saj në pasarelë në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar: “Princesha ime e bukur!!!!! Mbyllja e shfaqjes Coperni në Disneyland Paris sonte!”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co