Të premten (11 tetor) do të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend. Në rend dite është debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën, me terroristin Milan Radoiçiq. Seanca do të nisë në orën 12:00.
“Debat Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojicic”, thuhet në dokumentin e siguruar nga KOHA.
Gjatë ditës, partitë opozitare kanë propozuar rezolutë për hetimin e shefes së GP të partisë në pushtet dhe shkarkimin e saj.
Të mërkurën u publikua një përgjim në të cilin u dëgjua zëri i Kusari-Lilës tek bisedon me terroristin Radoiçiq.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co