“Kush po hetohet për aferën e inceneratorëve?”, Dumani-Nokës: Është çështje në hetim! Bëni kërkesë për informacion dhe…

kush po hetohet per aferen e inceneratoreve dumani nokes eshte ceshtje ne hetim beni kerkese per informacion dhe
kush po hetohet per aferen e inceneratoreve dumani nokes eshte ceshtje ne hetim beni kerkese per informacion dhe

Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar në Kuvend rezultatet e Strukturës së Posaçme për vitin 2023.

Deputeti Flamur Noka i tha Dumanit nëse kryebashkiaku Veliaj ndodhet në hetim për inceneratorët. Dumani u shpreh se nuk mund të japë dot përgjigje, duke i sugjeruar që të bëjë kërkesë për informacion.

[embedded content]

Flamur Noka: Ju po hetoni mega-aferën e inceneratorëve. Shqiptarët kanë parë se para drejtësisë janë disa specialistë të niveleve të larta. Për inceneratorin e Tiranës, a janë caktuar masa të reja? Kokat e aferave të gjithë i dinë, vetëm ju jo. A janë zbatuar masat dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre? Operacioni i fundit u dekonspirua. A po hetoni? A po hetohet Erion Veliaj? A ka hetime për familjarët e Veliajt? A jeni në dijeni të transfertave nga jashtë të 6 milionë euro, me emrin e vëllait të Veliajt? A mendoni se Veliaj si kryebashkiak dëmton hetimet për inceneratorët, 5D apo implikimin e vëllait të tij në afera? A po hetohen kompanitë në Qipro dhe shtete të tjera? Pse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë, që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës? A po hetohet një kompani për shkelje kontrate për respiratorët? Solli 5 respiratorë dhe jo mbi 50, që duhet të sillte.

Altin Dumani: Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →