Kush e porositi drogën? Zbardhet skema e trafikut të kanabisit me postë nga SHBA në Tiranë, njëri tërhoqi dërgesën, tjetri ishte…

kush e porositi drogen zbardhet skema e trafikut te kanabisit me poste nga shba ne tirane njeri terhoqi dergesen tjetri ishte
kush e porositi drogen zbardhet skema e trafikut te kanabisit me poste nga shba ne tirane njeri terhoqi dergesen tjetri ishte

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e dy të rinjve për trafik droge nga SHBA në Tiranë. Transporti i drogës bëhej përmes shërbimit postar.

Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb funksionet e dy të rinjve.

Sipas tij, kishte qenë Jurgest Luzi ai që mori porosinë në postë, ndërsa ky i fundit ishte porositur nga Skënder Vata, organizator i kësaj skeme. Porosia ishte bërë në emër të një personi nga Korça, i cili po verifikohet.

“Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacioni policor i koduar “California”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Goditet një rast i trafikimit të lëndës narkotike cannabis sativa, nga ShBA, në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në kuadër të procedimit penal me metoda speciale hetimore, nr. 3748 të Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “California”.

Si rezultat u godit një rast i trafikimit të lëndëve narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vunë në pranga shtetasit S. V., 27 vjeç dhe J. L., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz. Këta shtetas dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thekson policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →