Kush e merr vendin e Mitajt ndaj Anglisë? Ilir Alliu mendon ndryshimin e mbrojtjes: Marash Kumbulla luan me Gjimshitin, Ismajli shkon në krah

kush e merr vendin e mitajt ndaj anglise ilir alliu mendon ndryshimin e mbrojtjes marash kumbulla luan me gjimshitin ismajli shkon ne krah
kush e merr vendin e mitajt ndaj anglise ilir alliu mendon ndryshimin e mbrojtjes marash kumbulla luan me gjimshitin ismajli shkon ne krah

Mario Mitaj është mungesa më e madhe e Shqipërisë në ndeshjet e marsit, vecanërisht kundër Anglisë. Kush do ta marrë vendin e këtij lojtari? Ilir Alliu, ish lojtari i Kombëtares, është i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “EuroNeës Albania”. I pyetur në lidhje me këtë temë, Alliu shprehet se Silvinjo ka vetëm një zgjidhje.

Sipas tij, Marash Kumbulla ka përparësi për të luajtur kundër Anglisë nga minuta e parë. Mbrojtësi që po kalon një formë të jashtëzakonshme me Espanjolin por që ka bindur më pak me Kombëtaren, mund ta fillojë nga minuta e parë. Ndërkohë Gjimshiti qëndron bashkë me Kumbullën në qendër, ndërsa në të djathtë shkon Ardian Ismajli, një rol jo i panjohur për të pasi e ka bërë edhe më parë. Ndërkohë sipas Alliut, Balliu do të shkojë për të marrë vendin e Mitajt në krahun e majtë. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →