Kush do ta paguajë postën për votën e diasporës? Ja si përgjigjet Oerd Bylykbashi! Deputeti i PD: Listat e hapura krijojnë konflikt mes kandidatëve

kush do ta paguaje posten per voten e diaspores ja si pergjigjet oerd bylykbashi deputeti i pd listat e hapura krijojne konflikt mes kandidateve
kush do ta paguaje posten per voten e diaspores ja si pergjigjet oerd bylykbashi deputeti i pd listat e hapura krijojne konflikt mes kandidateve



































Një ditë pas dakordësisë mes mazhorancës për votën e diasporës dhe listat, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi doli në një deklaratë për të sqaruar të gjitha diskutimet që çuan në arritjen e marrëveshjes.

Në lidhje me votën e diasporës, deputeti i PD u pyet nga gazetarët se kush do ta paguajë postën me të cilën do të bëhet edhe transporti i votës.

“Në lidhje me pagesën e personave që jetojnë jashtë është një diskutim i gjatë por edhe këto diskutime kanë nisur që në vitin 2018, zgjidhja është kjo shteti mbulon dërgimin e materialit dhe zgjedhësi e kthen mbrapsht, mbulimi i kostove nga shteti nënkupton që paguhet me taksa nga paratë publike që mblidhen nga taksat e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Ky është modeli i Bosnjës, gjysmën shteti dhe dërgimin qytetari. Janë më shumë se 2 milionë me të drejtë vote”, tha Bylykbashi.

Po ashtu, deputeti i PD foli gjatë edhe për listat e kandidatëve, për të cilat dha se nga 43 vende në botë që kanë lista të hapura vetëm 3 vende e kanë kështu sic e kërkojnë në Shqipëri.

Bylykbashi tha se listat e hapura krijojnë edhe konflikt mes kandidatëve, prandaj duhet të zgjidhet një standard që e kanë shumica e vendeve të BE, të cilat vendosin një prag.

“Elementi, jo për Shqipërinë, por në gjithë botën, elementi më i rëndë dhe difektos që kanë listat e hapura është fakti që krijojnë konflikt mes kandidateve. Hapja në kampion e votave nga KQZ në 2021 ka provuar se kandidatët e të njëjtës listë i kanë marrë në numërim njëri tjetrit. Sa kohë ekziston shit blerja e votës në përgjithësi rreziku që kjo të përhapet edhe brenda subjekteve zgjedhore është e lartë. Me lejoni tju them një statistikë, në të gjithë botën nga 43 vende që kanë lista të hapur dhe janë demokraci funksionale vetëm 3 vende përdorin listën e hapur sic kërkohet në Shqipëri. Të gjitha vendet e tjera kanë një mënyrë për të përcaktuar një prag që garanton në një masë të caktuar barazinë  e votës. Për këtë arsye pragjet në nivele të ndryshe në vende të ndryshme vendosen në shumicën dërrmuese të vendeve të BE”, u shpreh deputeti i PD.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →