
Interi është larguar nga Roterdami me një fitore 0-2 kundër Fejnordit. Simone Inzagi është kënaqur me lojën e skuadrës së tij. I pyetur për Asllanin dhe Zielinskit, trajneri i zikaltërve është shprehur se kurrë nuk ka pasur dyshime për nivelin e tyre.
“E dinim që do të na duhej të vuanim. Nuk vuajtëm edhe aq shumë. Jam shumë i kënaqur me djemtë. Asllani dhe Zielinski? Nuk kisha dyshime, kurrë nuk kam pasur. Më pas, normalisht që unë jam këtu për të bërë zgjedhje të vazhdueshme. Çalhanogluja dhe Mkitariani luajtën 3 ditë më parë. Nuk doja t’i acaroja gjërat dhe do të vazhdoj kështu.
Duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Ligën e Kampionëve, në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Është vetëm gjysma e parë, Fejnordi ka shënuar 3 gola në Mançester. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news