Gurët në veshka janë depozitime minerale që formohen në këtë organ të rëndësishëm për jetën.
Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribues në formimin e gurëve në veshka.
Kur trupi është i dehidratuar, lëngjet kalojnë nëpër veshka në mënyrë të ngadaltë.
Kësisoj ato rrisin gjasat e akumulimit të përbërësve të mineraleve dhe kripërave në veshka.
Gurët e vegjël dalin me më lehtësi nga organizmi, ndërsa gurët e mëdhenj shkaktojnë shumë dhimbje dhe kanë nevojë për ndërhyrje mjekësore.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për lëngun e borzilokut si një kurë natyrale që mund të përdoret kundër gurëve në veshka.
Përse funksionon borziloku kundër gurëve në veshka
Borziloku përmban acid acetik. Ky i fundit ndihmon në shpërbërjen e gurëve në veshka dhe zbut dhimbjet.
Për më tepër, borziloku është shumë i pasur me ushqyes, vitamina e minerale të cilat plotësojnë shumë prej nevojave të organizmit.
Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga gurët në veshka të konsumojnë një lugë çaji me lëng të freskët borziloku në ditë.
Si ta përgatisni lëngun e freskët të borzilokut
Në një mikser hidhni 10-15 gjethe të freskëta borziloku.
Shtoni lëngun e një gjysme limoni të freskët dhe më pas ujë.
Përpunojini mirë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm dhe pijeni menjëherë.
Përfitimet e lëngut të borzilokut
Ky lëng i freskët është shumë i pasur në vlera.
Ai rekomandohet të pihet në mëngjes nga njerëzit që kanë ngrënë një darkë të rëndë.
Ai mund të përdoret edhe pas të vjellave dhe gjatë të përzierave.
Ky lëng ju mban të ngopur për 2 orë.
Ai Lufton inflamacionin, ndërkohë që antioksidantët luftojnë bakteret në trup, duke e bërë kështu imunitetin shumë më të fortë.
Përveç gurëve në veshka, lëngu i borzilokut rekomandohet për mirëmbajtjen e tensionit të gjakut dhe për rikthimin e ekuilibrit të duhur të pehashit.
E fundit, por jo nga rëndësia, lëngu i borzilokut duhet konsumuar rregullisht edhe nga ata që kujdesen për paraqitjen e jashtme dhe shëndetin e lëkurës./AgroWeb.org
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co