Kur nuk e ke dikë, ia kupton më mirë vlerën! Al Ittihad aktivizon klauzolën e blerjes për Mario Mitajn

kur nuk e ke dike ia kupton me mire vleren al ittihad aktivizon klauzolen e blerjes per mario mitajn
kur nuk e ke dike ia kupton me mire vleren al ittihad aktivizon klauzolen e blerjes per mario mitajn

Kur nuk e ke dikë, ia kupton më mirë vlerën! Ky është edhe rasti i Al Ittihad me Mario Mitajn. Pasi e përjashtuan nga skuadra, Al Ittihad mori humbjen e parë pas 15 ndeshjeve dhe lanë vendin e parë në kampionat për Al Hilal.

Tifozët reaguan në mbrojtje të shqiptarit dhe duket se drejtuesit kanë mësuar nga gabimi. Në orët e fundit, në Arabinë Saudite qarkullon lajmin se ekipi i Al Ittihad ka kontaktuar rusët e Lokomotivës për të kërkuar aktivizmin e klauzolës së blerjes së Mario Mitajt. Ky i fundit shkoi te skuadra e njohur e Benzema-s si huazim me të drejtë blerje, por pas performancave të zhvilluara, ka bindur drejtuesit për të blerë kartonin e tij. /Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →