Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuari special në natën finale të “Big Brother VIP 3”.
Ai këndoi në skenën gjigante në spektaklit, shoqëruar me një performancë bashkë me dhjetëra modele.
Në fund të këngës, moderatori Ledjon Liço ‘ngacmoi’ artistin për ndarjen e përfolur me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, Poem Blu.
“Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë”, i tha moderatori, ndërkohë që Ledri u përgjigj me batutë: “Pak janë”.
Vazhdimisht në rrjet dhe mediat rozë është folur për një ndarje të mundshme mes çiftit, por vetë Sara dhe Ledri nuk kanë reaguar zyrtarisht.
Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.
Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit. Blogerja dhe kengetari nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa për një kohë të gjatë fshiu të gjitha fotot me të.
Por pas disa muajsh, Sara Hoxha ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledrin.
Ky veprim i fundit i saj la të kuptohet se çifti i njohur i showbizit shqiptar, kanë kapërcyer vështirësitë dhe mbase janë rikthyer bashkë, por ende asgje e konfirmuar.
Deklarata e fundit e këngëtarit nuk i shoi zërat, por nxiti më shumë dyshime për raportin mes tyre.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co