Kundërshtoi zëvendësimin me Ipsuiçin, Amorim dënon Garnaçon: Do t’i japë darkë ekipit

kundershtoi zevendesimin me ipsuicin amorim denon garnacon do ti jape darke ekipit
kundershtoi zevendesimin me ipsuicin amorim denon garnacon do ti jape darke ekipit

Trajneri i Mançester Junajtid, Ruben Amorim, thotë se Alehandro Garnaço do të paguajë një darkë për shokët e tij të skuadrës si ndëshkim për protestën e tij pasi u zëvendësua në fitoren e së mërkurës ndaj Ipsuiçit, duke iu drejtuar direkt tunelit.



Sulmuesi argjentinas shkoi të takonte Amorimin të enjten, pasi ish-trajneri i Sportingut shprehu pakënaqësinë e tij për veprimet e Garnaços.

“Ai erdhi tek unë, në zyrën time,” tha trajneri në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kupës FA kundër Fulhamit. “Kam bërë disa hetime. Ai (Garnaço) shkoi në dhomën e zhveshjes, e pa lojën, pastaj shkoi në shtëpi. Nuk është një problem, por i thashë se te Mançester Junajtid gjithçka është një problem. Në këtë klub, perceptimi është i rëndësishëm. Ai do të paguajë për një darkë për të gjithë ekipin”, shtoi 40- vjeçari duke zbuluar për dënimin që i ka dhënë.

Tekniku shtoi se pret që sulmuesi të jetë i aftë për ndeshjen e së dielës e vlefshme për 1/8-at e Kupës FA kundër Fulhamit, edhe pse ai ka marrë një goditje.

ROI KIN – Ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, kritikoi kapitenin Bruno Fernandesh për cilësitë e tij të lidershipit, duke thënë se talenti nuk mjafton dhe thënë se ai nuk është një lojtar luftarak.

“Junajtid renditet në vendin e 15-të dhe ju thoni se ai po i shpëton ata?” drejtoi gishtin irlandezi nga fantazisti i Amorimit. Por trajneri nuk ndan të njëjtin mendim: “Kam dëgjuar për këtë. Unë kam një mendim tjetër. Bruno është me të vërtetë i rëndësishëm për ne dhe klubin. Ai po luan mirë në një kontekst të vështirë. Ai dëshiron gjithmonë përgjegjësinë. Unë e di se ndonjëherë si kapiten ai bën gjeste me krahët e tij, por shumica e kësaj është një zhgënjim për vitin e shkuar dhe këtë vit. Ai dëshiron të fitojë dhe ndonjëherë është e vështirë të menaxhosh zhgënjimin. Të gjithë kanë një mendim. Roi Kin ka standarde të mëdha që nga koha e tij në klub dhe është normale të kesh një mendim. Unë kam një mendim të kundërt dhe mendoj se opinioni im është më i rëndësishëm se ai i Roi Kinit, sepse unë jam trajneri”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →