Kultivoi mbi 4,500 bimë narkotike/ Arrestohet 25-vjeçari, procedohen edhe tre zyrtarë

kultivoi mbi 4500 bime narkotike arrestohet 25 vjecari procedohen edhe tre zyrtare



































Një 25-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, pasi dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike, të cilat janë asgjësuar nga policia disa javë më parë.

23333

Gjithashtu, për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz

Dyshohet se kultivoi 4520 bimë narkotike, në fshatin Iballë, vihet në pranga 25-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ndaluan shtetasin:

L. Gj., 25 vjeç, banues në fshatin Shopel, Fushë Arrëz.

Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Iballë, Fushë Arrëz, të cilat janëë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 26.06.2024.

Gjithashtu, për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →