Nesër Dinamo City përballet ndaj Kukësit, takim ky i kampionatit. Para kësaj sfide, trajneri i dinamovitëve, Dritan Mehmeti u shpreh optimist për arritjen e një rezultati pozitiv.
“Nuk e kemi nisur mirë vitin, edhe pse jemi mundur për të pasur një ecuri pozitive. Duhet patjetër që të dalim nga kjo situatë, që të kalojmë edhe presionin psikologjik që ka pasur skuadra, sepse na la shenjë ndeshja me Tiranën.
Duhet të gjejmë forca për t’u ringritur dhe mendoj që do ta kalojmë këtë situatë, duke përballuar një ndeshje shumë të rëndësishme. Kukësi ka elementë mjaft të mirë. I gjithë stafi ynë dhe lojtarët e kanë kuptuar që duhet të reagojmë. Duhet të japim më të mirën në fushë.
Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta dhe ne vetë pozicioni që kemi nuk na lejon të mendojmë më shumë se sa për Kukësin. Duhet patjetër që bëjmë më të mirën në këtë ndeshje dhe pastaj t’i japim vetes kohë që të mendojmë për ndeshjen e radhës.
Merkato? Skuadra duhej të ishte kristalizuar më parë. Në këtë merkato është e vështirë të gjesh lojtarë. Ka ardhur Qefalia, që është një lojtar i talentuar, por është i ri. Do kishim nevojë për një lojtar që ka më shumë eksperiencë, por shpresojmë që edhe Qefalia do të na ndihmojë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co