Kukësi në alarm, e ardhmja mbetet pezull. Asnjë shenjë për fillimin e fazës përgatitore te verilindorët

kukesi ne alarm e ardhmja mbetet pezull asnje shenje per fillimin e fazes pergatitore te verilindoret





































Kur kanë mbetur edhe 24 ditë nga fillimi i sezonit të ri në Kategorinë e Parë, skuadra e Kukësit mbetet e rrethuar ta tymnaja dhe mungesa e informacionit në lidhje me të ardhmen.

kukesii

Ditët e fundit, po shtohen gjithnjë edhe më shumë zërat se klubi i Kukësit mund të shitet. Familja Gjici e ngriti nga zero klubin dhe i dhuroi të gjitha trofetë e mundshëm në futbollin shqiptar, mesa duket ka vendosur të heqë dorë, nëse në skenë do të dalë ndonjë investitor i fuqishëm që ka si synim për ta mbajtur skuadrën në nivele të larta. Siç dihet, familja Gjici zotëron maxhorancën e aksioneve, në masën 87.5 %, ndërsa pjesën e mbetur prej 12.5 % e zotëron Marsel Braka, i cili bleu aksionet e mbetura të bashkisë Kukës para dy vitesh.

Gjithsesi, për momentin nuk dihet nëse në skenë ka dalë ndonjë i interesuar, ndërkohë që edhe sezonin e kaluar hynë në lojë disa investitorë për të blerë aksionet, por pronarët aktualë nuk ranë dakord. Ndoshta situata e vështirë ekonomike dhe pamundësia për ta mbajtur në nivele të larta, mund të bëjë që ngjarjet në Kukës të marrin një tjetër kthesë, klubi të ndryshojë pronësi. Koha nuk pret pasi kampionati është në prag dhe presidenca duhet të marrë sa më shpejt një vendim.

SITUATA – Kukësi ndodhet ndoshta në situatën e vet më të vështirë të këtyre viteve të fundit, që kur u bë pjesë e futbollit elitar në vend. Me sezonin e ri në prag, klubi i Kukësit ende nuk ka startuar përgatitjet. Pjesa dërrmuese e skuadrës është larguar dhe ata që e mbajnë me shpresa janë vetëm lojtarët që janë ende nën kontratë, të cilët janë të detyruar për momentin të jenë pjesë e verilindorëve. Lojtarëve u është thënë paraprakisht që dita e nesërme, 1 gushti, mund të përkojë me nisjen e përgatitjeve, por sipas të gjitha gjasave do të shtyhet sërish dhe mund të lihet për të hënën e 5 gushtit. Nga ana tjetër, lojtarët që janë nën kontratë janë duke kryer stërvitje individuale për të mbajtur trupin në formë dhe janë të paqartë për të ardhmen, për aq kohë sa klubi nuk po mblidhet. Për momentin nuk shihet si opsion mungesa e marrjes pjesë në kampionat, sepse kjo do të nënkuptonte shkrirjen e klubit dhe ky fakt nuk i intereson askujt. Gjithsesi, kjo javë shihet si tejet vendimtare për shumë gjëra në Kukës, si për sa i përket mbarëvajtjes së sezonit, por edhe çështjes së aksioneve.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →