
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë nesër ndeshjen e pestë kualifikuese të Grupit B6, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.
Kuqezinjtë kanë mbërritur që dje në Kazakistan dhe sot kanë mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje të rëndësishme.
Grupi i lojtarëve i grumbulluar për këtë sfidë është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin nën urdhrat e trajnerit Erind Resuli.
Ndeshja Kazakistan – Shqipëri do të luhet nesër në Astana, në “Jekpe-Jek Hall”, në orën 15:00.
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news