
Legjenda e Italisë Dino Zoff, ishte ish lojtari dhe tekniku “azzurr” i rradhës që komentoi eleminimin e turpshëm të 4 herë kampionëve të botës nga evropiani, në ndeshjen përballë Zvicrës.
“Në fakt fatkeqësisht shkoi keq për ne. Nuk mendoj se duhet t’i jap këshilla Spallettit. Italisë i duhet tani të mendojë për t’u kualifikuar për në botërorin e 2026”. Ish legjenda e portës italiane ndryshe nga shumë analistë e teknikë të botës së futbollit, e sheh me optimizëm të ardhmen e “azzurrëve”
“Nuk mendoj se italia mund të dështojë për herë të tretë e të mos kualifikohet në botëror. Të besojmë më shumë tek të rinjtë? Duhet besuar tek futbollistët më të mire. Mjaft më me historinë e lojtarëve të rinj, luan ai që është në gjendje më të mire”, përfundoi Dino Zoff.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co