Trajneri i njohur, Mirel Josa, në “Euro 24” në News 24 komentoi kualifikimin e Anglisë në çerekfinalen e Europianit, pas suksesit 2-1 ndaj Sllovakisë me përmbysje.
“Pickford është portieri i parë i Anglisë, është prej vitesh në fakt. Anglia tregoi destabilizim që kishte edhe sot, fati e ndihmoi edhe sot. Unë sot i jap meritë edhe skuadrës kundërshtare, Sllovakia është skuadër e disiplinuar. Nuk jam i befasuar, Anglia kishte bërë sot një ndryshim.
Mbrojtja ishte vigjilente deri në momentin e pësimit të golit. Gjithçka nisi nga një rivënie anësore, dikush e nisi dhe përfundoi topi te Bellingham. Anglia shpëtoi falë individualitetit.” – tha ai.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co