Eliminimi i Sitit ishte një arritje historike për klubin e Al-Hilal, që fitoi një vend në çerekfinale, ku do të përballet me Fluminensen.
Ndeshja u vendos nga një gol në minutën e 112-të të sulmuesit brazilian Markos Leonardo në fund të një ndeshjeje mjaft të lufutar në Orlando. Në qiellin e shtatë, Simone Inzagi, trajner i sauditëve:
“Të gjithë futbollistët dhanë zemrën në fushë! Natyrisht ishim të vetëdijshëm se kundër një skuadre si Siti do të duhej të bënim diçka të jashtëzakonshme. Do të thoja në mënyrë figurative se u ngjitëm në Everest pa oksigjen dhe… ia dolëm.
Ishim super në gjithçka: në posedimin e topit, në fazën mbrojtëse dhe në menaxhim. Edhe pse nuk ishte e lehtë ndaj një kundërshtari si Siti. Për mua Guardiola është trajneri më i mirë në botë, por bëmë vërtet diçka të jashtëzakonshme”, deklaroi trajneri i Al-Hilal.
PANORAMASPORT.AL
The post Kualifikimi historik ndaj Sitit, trajneri Inzagi: Ngjitëm Eversetin… pa oksigjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.