Kthesat në ADN, por Milanit i duhet vijimësi. Analiza nxjerr në pah problemet e ekipit kuqezi

kthesat ne adn por milanit i duhet vijimesi analiza nxjerr ne pah problemet e ekipit kuqezi
kthesat ne adn por milanit i duhet vijimesi analiza nxjerr ne pah problemet e ekipit kuqezi

Përmbysja 3-2 e Milanit në Leçe bëri lajm 10 ditë më parë, por ajo e së shtunës 2-1 ndaj Komos konfirmon se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen.



Tri pikë të marra me vështirësi dhe emocione, sepse nëse në minutën e 50- të disa milimetra që çuan në anulimin e dyfishimit të Da Kunjës do të kishin kaluar pa u vënë re, ndoshta sot do të flisnim për diçka tjetër. Por, në një moment, kuqezinjtë e shndërruan frikën në zemëratë, dëshirë dhe këmbëngulje, duke gjetur fillimisht golin e barazimit dhe më pas fitoren. Çka na sugjeron, që ky Milan, edhe kur është duke vdekur, nuk duhet cilësuar i tillë. Sigurisht, nuk është bukur të jetosh (ose më mirë të mbijetosh) në det të hapur me hundën pak mbi ujë.

Por tifozët janë mësuar me këtë dhe e dinë se do të duhet të gëlltisin kafshata të hidhura deri në fund të sezonit, pas së cilit do të kërkohet një pozicion i qartë, një revolucion për ta bërë ekipin aktual të kthehet në atë që vërtetë do të thotë Milan. Por në 29 javë kampionati me ulje-ngritje, është e rëndësishme të gjesh vullnetin për të mos u dorëzuar dhe kuqezinjtë, dukshëm, e kanë.

FAKTOR REAGUES – Gabimet, si gjithmonë, nuk mungojnë dhe në Milanon kuqezi kthjelltësia nuk është fenomen i zakonshëm. Aq shumë fatale dhe të pranishme janë gafat sa në çdo ndeshje Milani e sheh vetën sistematikisht buzë greminës. Megjithatë, pavarësisht se ka bën zgjedhje të këqija, Konseisao arrin të shmangë thuajse gjithmonë më të keqen.

Po, sepse 11-shi i dërguar në fushë sigurisht që nuk ishte më i miri dhe në fakt janë zgjedhjet nga pankina ato që e shpëtojnë trajnerin. Reijnders dhe Pulisiç shënojnë, po, por me hyrjet e Zhoao Feliks, Himenez, Fofana dhe Abraham ishte qasja ekipore që ndryshoi. Mjaftueshëm për të asistuar në rikthimin e katërt të suksesshëm në epokën Konseisao. Sigurisht jo një mburrje, nëse quhesh Milan, por një kënaqësi jo me pak rëndësi në një sezon që rrezikon të shohë ngjyrat kuqezi të përfundojë jashtë zonës europiane.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →