
Më 25 janar, Reali fitonte në “Zorilla” (Vajadolid) 0-3 dhe shkëputej me dhjetë pikë nga Barcelona. Midis të shtunës dhe të hënës, një minidebat shpërtheu në Barcelonë mbi përshtatshmërinë e skuadrës blaugrana, që po i jepte përparësi Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve. Për Flik nuk kishte një debat apo një përparësi të tillë.
Barça, e cila sapo kishte realizuar një përmbysje spektakolare në Lisbonë, i shënoi shtatë Valencias dhe e bindi veten se ishte ende kohë për të luftuar për La Ligën. Ajo që ai (Flik) sigurisht nuk e priste dhe nuk e kishte parashikuar, ishte ta kthente atë në 21 ditë, ku përfshiheshin edhe dy fitore kundër Alavesh dhe Vajekanos që fshinë shijen e keqe që lanë dështimet kundër Las Palmas dhe Leganes. Barça është sërish kryesuese. Kundër Vajekanos, një skuadër imponuese, me siguri nga më të mirat që ka kaluar nëpër “Montjuiç” këtë sezon, Barça ia doli mes vuajtjeve dhe polemikave.
Nuk ishte Barça e gjallë e netëve të tjera. Injigo Perez ia preu krahët me një qasje të guximshme. Nuk kishte galopime të Rafinjës apo Jamal. Barça shpëtoi nga goli i Levandovskit. Duke lundruar me një anije me ndryshime (Kunde, Kasado dhe Erik Garsia), Flik arriti në breg në minutën e 96-të shëndoshë e mirë. Barça është sërish kryesuese.
PANORAMASPORT.AL